Histori

nëntor 8, 2014

Histori

Fillimet janë para 40 vjetësh, respektivisht me punë të përkohshme në Gjermani, ku pronari Stojan Dimovski ka fituar përvojë pune, të cilën e transmeton tek stafi i të punësuarve.

Që nga viti 1989 FOLMER – TEHNA si servis i parë për mprehje brenda Maqedonisë, prihet nga një angazhim i vetëm: Mprehje cilësore e veglave në industrinë e drurit, atë metalike dhe në industrinë e përpunimit të letrës, mprehjen e veglave speciale sipas kërkesave të konsumatorëve si dhe përparim teknologjik.

Me rritjen e kërkesave për veprimtarinë tonë, FOLMER – TEHNA në vitin 1992 u zgjerua në një repart për mprehje i cili shtrihet në një sipërfaqe prej 420 m2, me zyra të veta, salla për mbledhje etj. Me këtë ajo u shndërrua në një kompani me reputacion të lartë.

Me rritjen e shpejtë të kërkesave për mprehje, në vitin 1997 FOLMER – TEHNA fillon me teknologji të robotizuar CNC për mprehje.

Që nga viti 1997 fondi i makinerive të FOLMER – TEHNA –s po rritet gjithnjë e më shumë.

Me përdorimin e makinerive me saktësi të lartë për mprehje, teknologjisë superiore të matjeve si dhe me përvojën e gjatë të punës, FOLMER – TEHNA vazhdimisht përshtatet me kërkesat e së ardhmes, për produktivitetin Tuaj më të madh.